Please enter at least 3 characters.

Prishtina e fortë për Vëllaznimin

2016/01/prishtina-e-fort-euml-p-euml-r-v-euml-llaznimin_hd.jpg

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi, pa gola dhe pa ndonjë rast të mirë shënimi nga ana e vendasve apo mysafirëve.

Ajo që vlen të përmendet është ndërprerja e ndeshjes për rreth dy minuta pasi tifozët vendas hodhën mjete piroteknike në fushë, ndërsa mesfushori i Prishtinës, Ylber Ramadani, e ktheu njërën nga to në tribuna për t’u tensionuar situata, por megjithatë loja vazhdoi.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para, ku rast të mirë për Vëllaznimin kishte sulmuesi vendas, Ermir Nikoliqi, por dështoi përballë portierit mysafir.

Raste kishe edhe Prishtina në fillim të pjesës së dytë, por që porta e vendasve mbeti e pa prekur.

E golin e parë mysafirët e arritën kah fundi i ndeshjes, ku zëvendësuesi Shend Kelmendi harkoi për mrekulli për përforcimin Bashkim Shala, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Disa minuta më vonë, asistuesi i golit të parë, Shend Kelmendi, shënoi golin e qetësisë dhe fitores për Prishtinën.

Pas kësaj fitore Prishtina ngjitet në pozitën e dytë me 28 pikë, tri më pak se lideri Feronikeli. /Telegrafi/