Please enter at least 3 characters.

Princi Harry nuk do të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij të parë

2018/12/MeghanHarry-4.jpg
269:"CARDIFF, WALES - JANUARY 18: Prince Harry whispers to Meghan Markle as they watch a dance performance by Jukebox Collective in the banqueting hall during a visit to Cardiff Castle on January 18, 2018 in Cardiff, Wales. (Photo by Ben Birchall - WPA Pool / Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat në Britaninë e Madhe këto ditë kanë shkruar për një udhëtim të Princit Harry për në Holandë, e cila përkon me atë kur gruaja e tij, Meghan Markle duhet të lindë fëmijën e parë.

Nëse princi largohet më datat 8 dhe 9 maj, ai nuk do të jetë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij, shkruan Cosmopolitan.

Duke iu referuar informacioneve nga Pallati Mbretëror, ky udhëtim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Princin Harry, pasi duhet të fillojë numërim mbrapsht deri tek Lojërat Invictus.

Projekti i vitit 2014, i cili i lejon veteranët e luftës të marrin pjesë në lojëra dhe sporte të ndryshme, ku shoqërohen, konkurrojnë dhe fitojnë përvoja të reja.

Shumë tifozë të këtij çifti mbretëror nuk janë të qartë se çfarë po ndodh, shumica e kanë dënuar këtë lëvizje, ndërsa disa prej tyre besojnë se Meghan tashmë ka lindur një fëmijë, por lajmi është fshehur nga publiku. /Telegrafi/