Please enter at least 3 characters.

Princi dhe Princesha thyen protokollin

2016/01/kates.jpg

Pak ditë më parë, Kate dhe William kanë postuar në llogarinë zyrtare në Twitter të Kensington Palace një foto të vajzës së tyre të porsalindur Charlotte, duke e shoqëruar këtë edhe me një mesazh.

“Princi dhe princesha urojnë që kjo foto e princeshës Charlote tu pëlqejë të gjithëve, po aq sa u pëlqen edhe atyre vet”.

Kjo mënyrë komunikimi dhe publikimi i fotos nuk i ka pëlqyer mbretëreshës, që në fakt këtë nuk e ka për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Kate, edhe me ndihmën e nënës se saj e ka revolucionarizuar familjen mbretërore duke e çuar famën dhe popullaritetin e vet në qiell.

Ndërkohë për shumë anglezë, ajo nuk është vetëm gruaja e princit William, por edhe një ikone mode elegance dhe stili. /Telegrafi/