Please enter at least 3 characters.

Prezantohen mundësitë për studime në SHBA

2017/04/ndertesa-e-rektoratit-te-UP-se-foto-ridvan-slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Universiteti i Prishtinës sot do të prezantojë para nxënësve dhe studentëve kosovarë delegacionin nga James Madison University të SHBA-ve.

Të pranishmit do të kenë mundësi të kuptojnë më detajisht mundësitë e studimeve në JMU, kushtet dhe kriteret e studimit, mënyrat e financimit të studimeve, programet studimore, ndihmat shtesë për pyetje relevante, etj.

Prezantimi i mundësive të studimeve në James Madison University po asistohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës. James Madison University është universitet publik në ShBA dhe gjendet në Harrisonburg të shtetit të Virginia.