Presidentja Jahjaga dekoron Vokrrin me ‘Medaljen Presidenciale të meritave’
04/12/2014
E para e vendit tonë do t’ia dorëzojë dekoratën e akorduar më herët “Medaljen Presidenciale të meritave”, legjendës së futbollit tonë.
“Nesër më 4 dhjetor, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga në orën 11.00 në zyrën e saj do t’i dorëzojë dekoratën e akorduar më herët ‘Medaljen Presidenciale të meritave’, kryetarit të FFK-së z. Fadil Vokrri”, është thënë në njoftimin e FFK-së. /KP/Telegrafi/


