Please enter at least 3 characters.

Presidentit i KON-it viziton Kosovën

2016/01/presidentit-i-kon-it-viziton-kosov-euml-n_hd.jpg

Kjo llogaritet vizita më e madhe e një personaliteti sportiv bërë vendin tonë.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
“Bach do të ketë takime me Bordin Ekzekutiv të KOK-ut dhe disa zyrtarë të federatave. Bach dëshiron të shoh se si punojmë. Ende nuk e kemi të përfunduar agjendën, pasi do të koordinohemi edhe me zyrën e tij. Bach do të pritet në nivel të lartë shtetëror”, ka thënë Hasani, shkruan ‘Koha Ditore’.
“Në aspektin sportiv, nuk ka vizitë më të madhe që i bëhet Kosovës”, shtoi Hasani.