Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Dritës, Valon Murseli reagon për listën e publikuar të Kosovës për ndeshjet e nëntorit

2023/10/AQ4I8410.jpg
24:"photo by: @Shpend Ahmeti
13:"Shpend Ahmeti

Presidenti i Dritës, Valon Murseli, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj listës së publikuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha.

Gliha në listën për tri ndeshjet kualifikuese të Evropianit që do t’i zhvillojë përfaqësuesja e Kosovës, ka ftuar pesë lojtarë nga Superliga e Kosovës.

Lumbardh Dellova Ilir Krasniqi dhe Qëndrim Zyba të cilët ishin ftuar edhe në grumbullimin e kaluar kanë marrë ftesë përsëri, ndërsa emra të rinj si Muhamet Hyseni dhe Kenan Haxhihamza janë risi në listën e përzgjedhësit slloven.

Sidoqoftë, në listën e tij nuk pati asnjë lojtar të Dritës, gjë që ka bërë që Murseli të reagojë, ku shigjetat e tij u drejtuan më shumë kah Muharrem Sahiti, drejtor i Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova të dielën do të jetë nikoqire e Izraelit në “Fadil Vokrri” ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tetë të grupit I e cila ishte shtyrë paraprakisht për shkak të situatës së luftës mes Izraelit dhe Palestinës./Telegrafi/