Presidenti Begaj përshëndet lirimin e tre policëve të Kosovës
7:"Hekuran
26/06/2023
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot lirimin e tre policëve të Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj uroi kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.
Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, janë liruar sot. /Telegrafi/


