Please enter at least 3 characters.

Presideni i Napolit jep opinionin e tij për rinovimin e Hysajt

2016/07/13718773_1242359975797574_9069547682438586555_n-470x313.jpg

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ka folur edhe për Elseid Hysajn.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në radhët e Napolit dhe pikërisht për këtë arsye, presidenti e ka marrë si shembull për të treguar se kur një lëvizje është ajo e duhura dhe kur jo.

“Ne do të përmirësojmë përbërjen e skuadrës, por nuk është e thjeshtë. Marrim për shembull Hysajn. Ai u paraqit mirë në sezoni e tij të parë në një skuadër të madhe. Përse duhet të blej një tjetër mbrojtës krahu i cili më vonë nuk do të luajë?”, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se futbollisti shqiptar ishte i padiskutueshëm për momentin.

Të gjitha lajmet për futbollistët shqiptarë mund t’i gjeni këtu

Paraqitjet e mira të Hysajt kanë bërë që të rriten edhe pretendimet e lojtarit për një pagesë të vlefshme me kontributin që jep në fushën e lojës.

Gjatë javëve të fundit ka pasur diskutime të shumta dhe dyshime se mos Hysaj nuk do të rinovonte kontratën, por De Laurentis është i qetë në këtë aspekt.

“Për sa i përket rinovimeve të Hamsik, Insigne dhe Hysajt, nuk ka probleme dhe në javët e ardhshme do të gjejmë një akord rreth zgjatjes së kontratave”, deklaroi De Laurentiis.

Sipas mediave italiane, kontrata e ardhshme e Hysajt parashikon një pagë bazë që kalon 1,2 milionë eurot në sezon, ndërsa do të ketë edhe disa klauzola të tjera për shpërblime në bazë të paraqitjeve dhe arritjeve.