Please enter at least 3 characters.

Prej nesër shfuqizohen masat në Shkup, ndërpritet dhe transporti falas

2016/10/Autobus-taxi-me-llogo.jpg

Që nga dita e nesërme nuk do të vlejnë masat kundër ndotjes së ajrit që i ndërmori Qyteti i Shkupit.

Këto masa kishin për qëllim parandalimin e ndotjes enorme të ajrit në Shkup.

Në takimin e sotëm me gazetarët, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se masat e deritanishme kanë dhënë rezultat.

Për këtë arsye, nga dita e nesërme do të shfuqizohen masat dhe transporti publik kthehet në normalitet, që nënkuptohet edhe me pagesë.