Please enter at least 3 characters.

Potter buzë shkarkimit – Chelsea raportohet se ka gjetur zëvendësuesin e tij

2022/10/potter-2.jpg

Sipas raportimeve, Chelsea mund të angazhojë Luis Enriquen, nëse zgjedh të zëvendësojë trajnerin aktual Graham Potter.Fichajes.net bën të ditur se klubi londinez është i gatshëm të emërojë spanjollin në krye të ekipit, nëse forma e anglezit vazhdon edhe në ndeshjen e ardhme ndaj West Ham United.

Pavarësisht parave të shpenzuara nga Chelsea që kur Todd Boehly mori drejtimin e klubit - rezultatet nuk janë përmirësuar nën drejtimin e trajnerit aktual.

Fichajes raporton se së shpejti mund të jetë Enrique që do të stërvitë Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk dhe yjet e tjerë.

Ish-trajneri i Spanjës ka mbetur pa punë që nga Kampionati Botëror - ku Spanja u eliminua nëpërmjet penalltive kundër Marokut.

Një lëvizje te Chelsea do të sinjalizonte një rikthim në futbollin me klube për Enriquen për herë të parë që nga viti 2017 - kur ai drejtonte Barcelonën. /Telegrafi/