Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë
Shumica e njerëzve e përdorin klimën çdo ditë gjatë muajve të nxehtë, por rrallë kush e di se në telekomandë ekziston një opsion që mund ta përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit në shtëpi
Bëhet fjalë për butonin “Clean”, pra funksionin e vetëpastrimit, i cili pastron automatikisht brendësinë e pajisjes.
Ky funksion, i njohur edhe me emrat “Active Clean” ose “iClean”, është bërë viral në rrjetet sociale pasi përdoruesit zbuluan sa i dobishëm është për mirëmbajtjen e klimës, pa shpenzime shtesë dhe pa pastrim të komplikuar.
Çfarë bën butoni “Clean” në klimë?
Funksioni “Clean” shërben për vetëpastrimin automatik të njësisë së brendshme të klimës. Gjatë punës, klima grumbullon pluhur, lagështi, yndyrë dhe depozitime të vogla, të cilat me kalimin e kohës mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme dhe krijimin e mykut.
Kur aktivizohet ky opsion, pajisja nis një proces të posaçëm pastrimi:
– avulluesi ngrin dhe shkrihet në mënyrë të alternuar
– largohen pluhuri dhe papastërtitë e grumbulluara
– temperatura e lartë eliminon lagështinë dhe bakteret
– në fund, brendësia e pajisjes thahet plotësisht
Në këtë mënyrë, klima mbetet më e pastër, ndërsa ajri në ambient bëhet më i freskët dhe më i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Si aktivizohet funksioni i vetëpastrimit?
Procedura është shumë e thjeshtë dhe zgjat më pak se gjysmë ore.
Duhet që:
– klima të jetë e ndezur në mënyrën e ftohjes
– të shtypni butonin “Clean” në telekomandë
– në ekran do të shfaqet shenja “CL”
Pas kësaj, pajisja e kryen vetë të gjithë procesin e pastrimit, i cili zgjat rreth 28 minuta. Kur përfundon, klima fiket automatikisht dhe shenja “CL” zhduket nga ekrani.
Gjatë funksionimit mund të dëgjohet një kërcitje e lehtë e plastikës për shkak të ndryshimit të temperaturës, por kjo është krejtësisht normale, shkruan “City Magazine”.
Pse ky opsion është veçanërisht i rëndësishëm gjatë verës?
Gjatë verës, klimat punojnë pothuajse pa ndërprerje, prandaj në to grumbullohen shumë më shpejt lagështia, myku dhe mikroorganizmat. Pikërisht për këtë arsye funksioni i vetëpastrimit mund të jetë shumë i dobishëm, sidomos për personat që kanë alergji ose probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Përdorimi i rregullt i këtij opsioni mund të ndihmojë që:
– ajri në banesë të jetë më i pastër
– të zhduken erërat e pakëndshme nga klima
– pajisja të funksionojë më efikasisht
– të zvogëlohet krijimi i mykut dhe baktereve
– klima të zgjasë më shumë pa pasur nevojë për servisime serioze
Paralajmërim i rëndësishëm për pronarët e klimave
Edhe pse shumë modele moderne e kanë këtë funksion, mënyra e aktivizimit mund të ndryshojë nga një prodhues te tjetri. Te disa klima, butoni ka emër tjetër ose opsioni aktivizohet përmes kombinimit të tasteve.
Prandaj, është mirë të kontrolloni udhëzuesin e modelit tuaj të klimës, në mënyrë që të siguroheni se po e përdorni siç duhet funksionin e vetëpastrimit. /Telegrafi/


