Poshtërim për uruguaianët në Kupën e Botës në Amerikë: Policia i kontrolloi me qen nuhatës
Ekipi kombëtar uruguaian i futbollit po përjeton një trajtim shumë të keq nga amerikanët, organizatorët e Kupës së Botës 2026.
Autoritetet amerikane shkaktuan shumë probleme për uruguaianët që para se të hynin në vend, fluturimet e tyre u vonuan dhe në fund ata mezi arritën në ndeshje brenda afatit të FIFA-s.
Përveç të gjitha këtyre, pasi mbërritën në Amerikë, uruguaianët morën një surprizë të pakëndshme, pasi u kontrolluan para hotelit si kriminelët më të mëdhenj.
Një video e uruguaianëve që kontrollohen nga policia me ndihmën e qenve nuhatës, të cilët nuhasin valixhet e tyre me pajisje për të gjetur diçka të dyshimtë dhe të paligjshme, u shfaq në rrjetet sociale.
Uruguay players undergo strict security checks ahead of FIFA World Cup match
Security dogs are used during inspections of national team players pic.twitter.com/X2pcOj1xWX
— Anadolu English (@anadoluagency) June 15, 2026
Në video, yje uruguaianë si Manuel Ugarte mund të shihen duke parë me habi se çfarë po bën policia, dhe videoja është bërë virale.
Uruguai luajti ndeshjen e parë në këtë garë pas mesnatës, dhe bëri një gabim duke barazuar 1-1 në duelin me Arabinë Saudite.
Sauditët kaluan në epërsi me një gol nga Al-Amri në minutën e 41-të, dhe Uruguai mezi i shpëtoi humbjes në fund, pasi Maximiliano Araujo e bëri rezultatin 1-1 dhjetë minuta para vërshëllimës së fundit. /Telegrafi/


