Portreti i Adelinës, tatuazh në zemrën e fansit (Foto)
03/03/2015
Duket se dashuria ndaj këngëtares Adelina Ismajli është aq e madhe, sa që një nga fansat e saj ka vendosur që ta zbukuroj trupin me fytyrën e saj.
Në fakt, përmes dy fotografive të publikuar në llogarinë personale të Facebook, një mashkull shihet të ketë bërë tatuazh fytyrën e këngëtares në gjoksin e tij, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Egzonin, i cili me këtë rast është fotografuar edhe përkrah këngëtares Ismajli.
Kjo nuk është hera e parë që fansat e “çmendur” të Adelinës bën këso lloj befasi për këngëtaren, e cila gjithmonë i falënderon për përkrahjen /Telegrafi/


