Please enter at least 3 characters.

Populli i droguar: Në Korenë e Veriut ka më shumë drogë se bukë

2016/01/f.0922234215707_m.gif

Një studim i kryer nga dy shkencëtarë në Korenë e Jugut është bazuar në intervista me 21 persona të ikur në Korenë e Jugut.

Thellësisht e prekur nga rënia e Bashkimit Sovjetik, mbështetjen e së cilës e gëzonte, Koreja e Veriut nisi të prodhojë metamfentaminë për eksport në laboratorët e mëdha në rajonin verior të varfër të vendit . Numri i laboratorëve u reduktua rreth tetë vjet më parë me një aksion që nisi pas rritjes së shpejtë të përdorimit të drogës. Por, në vend që të ngadalësohet prodhimi i drogë së njohur si "meti kristalor”, ky reduktim i laboratorëve ka çuar në rritje shpërthyese të prodhimit.

Shkencëtarët dhe teknikët e papunë krijuan "laboratorë shtëpiakë” dhe u bashkuan me bandat e kontrabandës që lulëzuan gjatë zisë së urisë së madhe të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

“Ata ishin kryesisht njerëz të moshuar që kanë bërë jetë të vështirë. Sipërmarrësit privatë kanë filluar t’i kërkojnë këta njerëz dhe t’i punësojnë ata”, thotë një i arratisur.

Në mesin e përdoruesve të kësaj droge ka ushtarë, femra që e përdorin për të kontrolluar peshën, dhe të sëmurë të cilët nuk mund të gjejnë ilaçe.

“Populli i Koresë së Veriut nuk është i vetëdijshëm për efektet anësore të këtij mjeti. Ata besojnë se kjo lehtëson dhimbjen, ndërsa e përjetojnë si ilaç universal”, thotë bashkautori i raportit, Kim Seok-Hyang.

Këtë drogë madje prindërit ua japin fëmijëve që të koncentrohen, duke mos ditur pasojat që do t’i vuajnë.

“Gruaja me të cilën kam biseduar ia ka dhënë vajzës 11 vjeçare që të përgatitet për t’u regjistruar në një shkollë të mesme elitare”, thotë studiuesi.

Ekspertët vlerësojnë se 40 për qind e të ardhurave të jashtme të Koresë së Veriut rrjedhin nga veprimtari të paligjshme. /Telegrafi/