Please enter at least 3 characters.

Pompeo: Departamenti shtetëror kërkoi nga Senati ta ratifikojë protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

2019/03/mike-pompeo-donald-trump.jpg
368:"WASHINGTON, DC - JANUARY 12: U.S. President-elect Donald Trump's nominee for the director of the CIA, Rep.Mike Pompeo(R-KS) attends his confirmation hearing before the Senate (Select) Intelligence Committee on January 12, 2017 in Washington, DC. Mr. Pompeo is a former Army officer who graduated first in his class from West Point. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)
12:"Getty Images

Sekretari shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Aleancës Veriatlantike në Washington tha se Departamenti Shtetëror edhe zyrtarisht ia dorëzoi Senatit të ShBA-ve të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

"Këtë vit presim të pranojmë vendin e 30-të, Maqedoninë, dhe me kënaqësi mund të them se formalisht i dorëzuam dokumentet për ratifikimin e protokollit në Senat.Bashkërisht, anëtarët e Aleancës do të përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët. E përforcuam praninë tonë në rajonet e Balltikut dhe Detit të Zi. E rritëm gatishmërinë e forcave tona dhe përmirësuan rezistencën tonë ndaj kërcënimeve kibernetike të kohës moderne", theksoi Pompeo para shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës që u mblodhën në Washington për të shënuar 70-vjetorin e NATOs, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për herë të parë, në mbledhjen dy ditore të ministrave për Punë të Jashtme të NATO-s zyrtarisht është ftuar edhe Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme./Telegrafi/