Policja më joshëse gjermane merr ultimatum: Në zbatim të ligjit ose modele e Instagramit
Një police gjermane e cila cilësohet si "më e bukura në këtë profesion" i është dhënë një ultimatum: modele e Instagramit ose ruajtëse e rendit dhe zbatimit të ligiit.
Adrienne Koleszar ka lindur dhe është rritur në Dresden dhe dy vjet më parë u shpall si "policia më e nxehtë e Gjermanisë".
Bukuroshja 34-vjeçare që nga ajo kohë është bërë një model dhe ka influencë të madhe në Instagram, ku ka mbi 557 mijë ndjekës që e lavdërojnë për linjat trupore.
Më parë, këtë vit ajo iu dha një pushim gjashtë muajsh pa pagesë nga forcat policore lokale, për t'u kthyer në shërbim si police më 1 janar 2019.
Gjatë gjashtë muajve të fundit i ka kënaqur ithtarët e saj me fotografi nga e gjithë bota, pasi e kaloi kohën duke udhëtuar.
"Unë nuk do të marr kompensim nga shteti i lirë i Saksonisë, do të jetoj me kursimet e mia duke u marrë me aktivitetet e mia sociale", tha 34-vjeçari në një video të postuar në korrik.
Ndryshe, pas një takimi me eprorët e saj këtë javë, asaj i është thënë që ajo duhet të kthehet për të punuar me orar të plotë në janar ose të largohet. /Telegrafi/


