Please enter at least 3 characters.

Policia ua kërkoi ta largojnë traktorin me rimorkio nga trafiku, shoferi dhe tre të tjerë kanosin policët në Rahovec

2024/02/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kanosjes së zyrtarëve policorë në Rahovec.

Siç bëhet e ditur rasti ka ndodhur të martën në ora 09:52 në Rahovec, ku Policia gjatë patrullimit kanë  hasur në një mjet  bujqësor (traktor) të drejtuar nga i dyshuari.

“Nga i njëjti patrulla ka kërkuar që mjeti me rimorkio të largohet nga  trafiku, mirëpo drejtuesi me tre të dyshuar të tjerë duke mos respektuar urdhrat i kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/