Please enter at least 3 characters.

Policia publikon armët e gjetura në vendin ku mbeti i plagosur menaxheri i "ON Records"

2019/05/met.jpg
6:"OnLine

Menaxheri i label-it "ON Records", ka ngelur i plagosur gjatë pasdites të së premtes si shkas i një përleshje me armë zjarri në Prishtinë.

Lajmin në fjalë e konfirmuan për Telegrafin edhe zyrtarët për media nga Policia e Kosovës.

Aktualisht, Elshani ndodhet për trajtim mjeksor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dyshohet se në afërsi të përleshjes ndodhej edhe rap-artisti Fero, të cilin Met Elshani e ka tash e sa vite nën menaxhim.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë publikuar edhe fotografitë e armëve që janë gjetur në vendin e ngjarjes, përkatësisht në lagjen "Lakrishte", në Prishtinë. /Telegrafi/