Please enter at least 3 characters.

Policia po e trajton sulmin me hark dhe shigjetë në Norvegji si terrorizëm

2021/10/www-2-e1634224034527.jpeg
361:"14 October 2021, Norway, Kongsberg: Police work at the crime scene at the centre of Kongsberg after a violent armed attack that left five people killed and two injured. The police now assume that the attack has had terrorist motives, and there were signs that the suspect had become radicalized after recently converting to Islam. Photo: Terje Bendiksby/NTB/dpa
23:"Terje Bendiksby/NTB/dpa

Policia në Norvegji tani po e trajton sulmin e dhunshëm me pesë të vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e vogël të Kongsberg si terrorizëm.

"Incidentet në Kongsberg aktualisht duket se janë një akt terrorizmi", ka thënë një deklaratë nga shërbimi i sigurisë i policisë norvegjeze të enjten, shkruan dpa, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, hetimet për sfondin më të detajuar ishin ende në vazhdim, është thënë më tej.

"Situata e kërcënimit në Norvegji vlerësohet ende si e moderuar".

Policia norvegjeze kishte thënë më herët se kishte shenja se i dyshuari për një sulm vdekjeprurës me hark dhe shigjeta ishte radikalizuar pasi ishte konvertuar kohët e fundit në Islam.

Shërbimi i sigurisë tani po heton nëse ajo që ndodhi mund të frymëzojë të tjerët për të kryer akte të rënda dhune. Sidoqoftë, nuk ka indikacione konkrete për këtë.

Burri danez 37-vjeçar dyshohet se sulmoi njerëz të shumtë me disa armë, përfshirë një hark dhe shigjetë, në qytetin jugor të Kongsberg të mërkurën mbrëma.

Pesë persona u vranë dhe dy u plagosën, të gjithë midis moshës 50 dhe 70 vjeç, tha policia.

Katër nga të vdekurit ishin gra, një ishte burrë. Nga dy të plagosurit, njëri ishte një polic që bënte pazar në një supermarket. /Telegrafi/