Please enter at least 3 characters.

Policia njofton se ka arrestuar Aferdita Colaj nga Klina, e dyshuar për mashtrim

2021/06/4.png

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Aferdita Colaj, e cila po kërkohej për veprën penale "mashtrim".

Policia ishte në kërkim të Aferdita Colaj tash e dy muaj, ku për arrestimin e saj kishte kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Drejtoria Rajonale Pejë po vazhdon të publikojë fotografi të personave në kërkim, ku falë bashkëpunimit të qytetarëve po arrin të arrestojë personat e kërkuar për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/