Please enter at least 3 characters.

Policia në kërkim të Arsim Rashitit

2024/08/164007322_10222059789816528_302981064418219922_n-e1724335356359.jpg

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Arsim Rashitin, i përfshirë në veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e policisë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.

I dyshuari Arsim (Rasim)Rashiti kërkohet për përfshirje veprën Lëndim i lehtë Trupor”, thuhet në njoftim.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 038 535 812. /Telegrafi/