Policia kërkon ndihmë për kapjen e 23-vjeçarit nga Deçani, i dënuar për dhunim në tentativë
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një personi që është i dënuar për veprën penale “Dhunim në tentativë”.
Policia gjithashtu ka publikuar edhe fotografinë me shënime tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë.
Personi i kërkuar është Blend (Asllan) Zekaj, i lindur me 07.01.1998 në Carrabreg të Deçanit.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin për media.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/


