Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për vdekjen e ish-truprojës të Thaçit

2023/11/policia-4.jpg

Të hënën ka ndërruar jetë në Shkup, Ilir Qallapeku, ish-truproja e ish kryeministrit Hashim Thaçi.

E sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

“Hetim mbi vdekjen. Shkup - Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/