Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për infermierin e plagosur në QKUK

2018/12/qendra-klinike-emergjente-QKUK-foto-Ridvan-Slivova-16-e1544818786582.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth plagosjes që ka ndodhur në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi konfirmoi për Telegrafin se infermieri është therur me thikë rreth orës 14:35.

"Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast 'therje me thikë' që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë", tha ai për Telegrafin.

Pas therjes së infermierit, Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar në protestë të gjithë infermierët që ndodhën në punë tani.

"Sindikata e infermierëve të Kosovës, ju bën thirrje të gjithë infermierëve, që janë tani në punë, që të mblidhen menjëherë para Emergjencës në QKUK, në shenjë proteste për plagosjen e infermierit F. Nga Klinika e Urologjisë"./Telegrafi/