Policia heton vdekjen e një të moshuari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion
22/05/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri të moshuar në Prizren.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 06:45, në rrugën “Ali Pashë Tepelena”. Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë në gjendje të rënduar, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes. /Telegrafi/


