Please enter at least 3 characters.

Policia e Kosovës ua ndalon hyrjen veturave me targa KM që kanë vazhduar regjistrimin pas marrëveshjes së Brukselit

2023/01/profimedia-0734893381-1.jpg
720:"Kosovo Mitrovica, 1.11.2022. - Portal Kossev published a document of the Kosovo Police, which states what steps will be taken in dealing with those who do not re-register their vehicles from Serbian to Kosovo plates. In the document, there is no instruction that to enter and move on the territory of Kosovo, you should report to the Vehicle Registration Center and get RKS plates no later than April 21, 2023. In the photo, a sunny day in Kosovska Mitrovica. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC)//BETAAGENCY_SIPA.8364/Credit:SASA DJORDJEVIC/SIPA/2211021237/Credit:SASA DJORDJEVIC/SIPA/2211021242,Image: 734893381, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: SASA DJORDJEVIC / Sipa Press / Profimedia
41:"SASA DJORDJEVIC / Sipa Press / Profimedia

Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinës ka ndaluar një autoambulancë me targa ilegale serbe, ku kishte akronimet e qytetit të Mitrovicës.

Automjeti është ndaluar me arsyetimin se nuk kishte të drejtë të lëvizte sepse është veturë, të cilës i është vazhduar regjistrimi i tabelave pas datës 10 dhjetor.

Milan Jovanoviq, shofer i ambulancës nga Mitrovica e Veriut, ka pohuar se policët i kanë thënë se të gjitha automjetet e regjistruara pas datës 10 dhjetor konsiderohen të paregjistruara dhe se kjo rrjedh prej "Marrëveshja e Brukselit”, raporton b92.

“Fillimisht i kanë marrë dokumentet dhe kanë thënë se vetura është e paregjistruar dhe nuk mund të hyjë në Kosovë. Sot në orën 10:00 ka ardhur një vendim që asnjë automjet me targa KM nuk mund ta vazhdojë regjistrimin pas datës 10 dhjetor”, tha Jovanoviq.

Ai ka thënë se zyrtarët e Policisë së Kosovës më pas kanë kthyer pas të gjitha veturat private të regjistruara me targa KM.

Duhet theksuar se Kosova dhe Serbia me 23 nëntor të 2022-ës kanë arritur marrëveshje për targat në Bruksel.

Sipas marrëveshjes, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”. /Telegrafi/