Policia e Kosovës ekstradon një shtetas maqedonas të kërkuar për vrasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më datë 04.03.2026 ka realizuar ekstradimin e shtetasit të Maqedonisë së Veriut, me inicialet B.L., nga Republika e Kosovës për në Maqedoninë e Veriut.
Personi në fjalë ishte arrestuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, pasi që kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vrasje”, si dhe dyshohej se i ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


