")
Please enter at least 3 characters.

Policia e di për cilin subjekt janë blerë votat

2016/01/f.0329221427119_m.gif

“Menjëherë pas zbulimit të rastit, Sektori i MPB-së në Tetovë arrestoi katër persona të cilët dyshohen për vepër penale ‘ryshfet gjatë zgjedhjeve’. Gjykatësi hetimor, si masë për sigurimin e katër personave të dyshuar, iu shqiptoi paraburgim prej 48 orësh, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Sipas tij, personat e arrestuar u kanë dhënë nga 10 euro 175 qytetarëve në Tetovë për të nënshkruar iniciativë të noterizuar për ringjalljen e PPD-së. Pas nënshkrimit, atyre u është thënë se PPD-ja ka koalicion parazgjedhor me njërën nga partitë që do të garojnë në rrethin e dytë zgjedhor në Komunën e Tetovës dhe se, nëse votojnë për njërin prej kandidatëve, do të marrin edhe nga 10 deri në 20 euro të tjera, raporton Alsat-M.

Kotevski tha se Ministria e Brendshme posedon informata se për cilën parti politike janë blerë votat, por për shkak të vijimit të fushatës parazgjedhore, tani për tani nuk do të publikojnë informacione të tilla. /Telegrafi/