Please enter at least 3 characters.

Policia e arreston të dyshuarin për vjedhje në NLB ''Tutunska Banka''

2016/11/Policia-e-Maqedonisë-2.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme e ka arrestuar njeriun që dyshohet për vjedhjen në NLB ''Tutunska Banka'', kështu thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj ministrie, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Personi që dyshohet se ka vjedhur 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor ''Kisella Voda'' në Shkup dhe ndaj tij do të merren masat e duhura.

Përndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në drejtim të pa njohur. /Telegrafi/