Policia dje ka shqiptuar 794 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
Nga gjithsej 794 urdhërpagesa të lëshuara dje (3 prill) nga punonjësit e policisë në kuadër të kontrollit të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, 269 urdhërpagesa janë lëshuar për kundërvajtje parkim të paligjshëm, 163 sanksione për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe 69 janë shqiptuar për drejtim pa leje.
"57 masa janë vendosur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, më pas 20 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 33 sanksione për këmbësorët dhe 3 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse. Ditën e djeshme janë vendosur shtatë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për automjete, 12 automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defektit teknik, ndërsa 10 automjete për shkak të mungesës së regjistrimit të vlefshëm".
"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB Maqedoni.


