Policia arreston një të dyshuar të ri për sulm në Mançester
03/06/2017
Policia britanike njoftoi të shtunën se ka arrestuar edhe një të dyshuar për sulmin terrorist në Mançester në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande, kur humbën jetën 22 persona, transmeton KosovaPress.
Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me sulmin në qytetin britanik është ngritur në 11, transmeton AFP.


