Please enter at least 3 characters.

Policia amerikane vret një shqiptar të armatosur në New Jersey

2020/04/77-10.jpg

Policia amerikane ka vrarë një shqiptar në New Jeresy, pasi që ai ka refuzuar ta dorëzojë armën.

Para se të qëllohej për vdekje, atij disa here i është kërkuar nga Policia që ta lëshojë armën nga dora.

Personi i vrarë raportohet të jetë L.A. 42-vjeçar.

Daily Voice raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Ndërsa, Prokurori i Përgjithshëm i New Jerseyt, Gurbir S. Grewal, ka thënë se tani kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti. /Telegrafi/