Please enter at least 3 characters.

Polici filmohet duke bërë “një sy gjumë” pranë timonit, edhe pse motori i veturës ishte duke punuar (Video)

2019/03/Screenshot_4-1.jpg

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet një polic në uniformë duke bërë “një sy gjumë” pas timonit të një makine patrullimi, derisa motori i saj ishte duke punuar.

Videoja, e cila besohet të jetë filmuar të hënën, përcjell Telegrafi, tregon se si oficeri u “rehatu” në vendin e shoferit duke pushuar ndërsa ishte parkuar pranë Urës Skye, në malet skoceze.

Ndërsa personi filmon pamjet, oficeri papritmas zgjohet, disi si i hutuar.

Një veprim i tillë në një rrugë publike është një shkelje që mund të rezultojë në një gjobë prej 40 funte, dhe policia ka thënë se tanimë kanë filluar hetimin. /Telegrafi/