Please enter at least 3 characters.

Policët në luftë me kohën për ta shpëtuar burrin e bllokuar në makinën që po digjej: Mund të na duhet të t’a thyejmë këmbën

2019/12/image.jpg

Një grup policësh ishin në një garë të madhe kundër kohës, sepse këta policë nga Houston, Teksas, tërhoqën një njeri nga një makinë që ishte duke u djegur, transmeton Telegrafi.

Shoferi 20-vjeçar, Jonathan Morales-Fuentes, e kishte zënë gjumi prapa timonit dhe është përplasur në një pemë.

Ndërsa automjeti shpërtheu në flakë, këmba e tij e djathtë u bllokua.

Mirëpo policia gjatë shpëtimit i kishte thënë atij se mund t’i thyhet këmba sepse i ishte bllokuar. Dhe ashtu ndodhi, policisë iu desh t’ia thyenin këmbën në mënyrë që ta nxirrnin.

Fatmirësisht, Morales-Fuentes po shërohet mirë pas operacionit për kockat e thyera, dhe oficerët ishin relativisht të palënduar. /Telegrafi/