Please enter at least 3 characters.

Policët kroatë godasin me shkelma një adoleshent

Mediumi kroat, Index ka zbuluar detaje të reja rreth incidentit që ndodhi para një klubi nate në Split, ku një 17-vjeçar u sulmua nga policia gjatë ndërhyrjes.

Sipas informacioneve të reja, gjithçka ka nisur pas një konflikti mes të rinjve, ku 17-vjeçari fillimisht ka sulmuar një 18-vjeçar, pas një periudhe kur, sipas dëshmitarëve, ai kishte qenë i dehur dhe kishte provokuar një vajzë, duke e lidhur situatën edhe me një ish-lidhje të mundshme dhe xhelozie.

Në përballjen e mëvonshme, i mituri fillimisht ka goditur 18-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime.

Kur ka ndërhyrë policia, ai ka tentuar të ikë dhe në atë moment ka sulmuar edhe policët, duke e goditur njërin prej tyre dhe duke i thyer një dhëmb.

Pas kësaj, dy policë të tjerë kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë neutralizuar me forcë, ku në video shihet edhe përdorimi i forcës fizike ndaj tij.

Ngjarja është filmuar dhe ka shkaktuar reagime të shumta në publik.

Policia po heton rastin në dy drejtime: si ndaj të miturit për dhunë dhe sulm ndaj zyrtarëve, ashtu edhe ndaj policëve për përdorim të mundshëm të tepruar të forcës gjatë arrestimit. /Telegrafi/