Pogba reagon pas kalimit të Rashford tek Barcelona, ka një mesazh për Man Utd
Paul Pogba ka komentuar transferimin e Marcus Rashford te Barcelona në formë huazimi, duke thënë për iShowSpeed se Manchester United po humb një lojtar të madh. Pogba u shfaq në transmetimin live të iShowSpeed, ku të dy diskutuan rreth lëvizjeve të fundit në afatin kalimtar, nga një jaht i ankoruar në portin e Monte Carlos.Ylli i internetit e pyeti fituesin e Kupës së Botës për mendimin e tij mbi marrëveshjen e Rashfordit. Pogba u shpreh se, ndonëse United po humb një lojtar të klasit të lartë, ai nuk fajëson trajnerin Ruben Amorim që po largohet nga lojtarë ‘tek të cilët nuk beson’.Marrëdhënia mes Rashford dhe Amorim u përkeqësua menjëherë pas emërimit të portugezit, duke bërë që sulmuesi anglez të huazohej te Aston Villa në janar 2025."Është e çmendur, por jam i lumtur për të. Ata (United) ia morën numrin. Manchester United po humb një lojtar të madh. Fatkeqësi për ta”.


