Pogba i paarritshëm për Chelsean
19/07/2015
Mesfushori i Juventusit kërkohet nga shumë klube, ndërsa Blutë janë përmendur ndër ta, megjithatë trajneri portugez nuk e sheh 22-vjeçarin si një shënjestër të arritshme.
“Mendoj se të gjithë janë të interesuar për Pogban. Mirëpo, ka gjera që mund t’i bësh dhe gjëra që nuk mund t’i bësh”.
“Mua më pëlqen tej mase Kulla Eiffel, por nuk mund ta kem Kullën Eiffel në kopshtin tim”.
“Madje nuk mund ta kem as Kullën Eiffel të Las Vegasit”.
“Mendoj se i kemi mjetet për ta përmirësuar skuadrën edhe pa atë. Ndërsa mjetet jemi vet ne”, ka theksuar Mourinho. /Telegrafi/


