Please enter at least 3 characters.

Pogba i hapur për rikthim te Juventusi

2019/10/Pogba-Unitedi-6.jpg
254:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Paul Pogba of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Arsenal FC at Old Trafford on September 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba po vazhdon të lidhet me një rikthim te ish-skuadra e tij, Juventusi.

26-vjeçari Pogba kaloi katër sezone me Juventusin përpara se të transferohej në Old Trafford në vitin 2016 në një transferim rekord botëror.

Por, ai tani është tërhequr nga ideja e një rikthimi, veçanërisht duke marrë parasysh kritikën që po i bëhet në Ligën Premier dhe rekordin negativ të Unitedit në vitet e fundit.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi po i kushton vëmendje të madhe Pogbas pasi mesfushori francez është ende i prirur për një rikthim në Torino.

Pengesa e madhe për Juven do të ishte financiare, pasi Unitedi e vlerëson lartë yllin e tyre në rast largimi.

Shifra që kërkon Unitedi thuhet se është 140 milionë euro, ndërsa në garë për lojtarin është edhe Real Madridi. /Telegrafi/