Please enter at least 3 characters.

Pogaçe me djathë dhe miell misri: Kënaqësia shkumuese e shijes të cilën duhet patjetër ta provoni!

2019/09/198281_img-9086_ls.jpg

Provoni recetën e gjyshes për brumë perfektPërbërësit:- 300–350 g miell gruri;- 100 g miell misri;- 300 ml qumësht të vakët;- 20 g tharmë;- kripë;- pak sheqer;- 50 ml vaj ulliri;- 100 g djathë të fortë;- pak fara.Përgatitja:

⦁ Qiteni tharmin në qumështin e vakët, shtoni një lugë të vogël sheqer, miell, vaj, kripë dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i butë.

⦁ Lëreni të bymehet, ngjisheni edhe një herë dhe sërish lëreni të bymehet.

⦁ Tavolinën e punës lyeni pak me vaj dhe qiteni brumin në tavolinë.

⦁ Me duart me yndyrë përhapeni brumin, dhe në mes thërrmojeni djathin.

⦁ Mbulojeni me pjesën tjetër, dhe me duar shtypni skajet mirë.

⦁ Lyeni tepsinë e rrumbullakët dhe qiten pogaçen, pastaj mbulojeni që të bymehet.

⦁ Furrën ndizeni në 220 gradë Celsius dhe kur pogaçja të pushojë pak piqeni rreth 25 minuta.

⦁ Kur të marrë ngjyrë të gështenjtë, nxirreni pogaçen, mbulojeni dhe lëreni të mbuluar 15 minuta.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.