Please enter at least 3 characters.

POETËT HALABAKA

2022/05/John-Yamrus.jpg

Poezi nga: John YamrusPërktheu: Fadil Bajraj

këta poetë të vjetër halabaka
që shkruajnë poshtë e lart
“më pëlqeu poezia jote, a të
pëlqeu e imja?”
tingëllojnë
si dy nxënës
të klasës së tretë
që luajnë
kashelashë
pas shkolle
mbrapa kishës