Please enter at least 3 characters.

Pochettino nuk mund të thotë se Eriksen do të qëndrojë te Tottenhami

2019/07/MautricioEriksen-1-e1563306053212.jpg
331:"LONDON, ENGLAND - APRIL 03: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur celebrates victory with Christian Eriksen of Tottenham Hotspur during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Crystal Palace at Tottenham Hotspur Stadium on April 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauricio Pochettino më në fund ka vendosur të flasë për situatën e Christian Eriksen dhe ka pranuar se nuk mund të konfirmojë nëse mesfushori do të qëndrojë te Tottenham Hotspur.

Danezi ishte vendimtar në sezonin e kaluar te Spursat, të cilët arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku pësuan nga Liverpooli.

Mirëpo, pas finales së Madridit, 27-vjeçari kishte thënë se dëshiron të provojë diçka të re dhe që atëherë ka pasur spekulime të vazhdueshme lidhur me të ardhmen e tij.

Mauricio Pochettino dhe Christian Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pochettino ka thënë se klube të shumta e duan nënshkrimin e Eriksen, porse shpreson që ai të qëndrojë te klubi anglez.

"Shpresoj (të qëndrojë). Mendoj se Christian është lojtar i shkëlqyer. Një prej talentëve më të mëdhenj të futbollit".

"Por, duhet ta dini se ka shumë të interesuar. Shpresoj të qëndrojë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë lidhur me këtë çështje", ka citon Daily Mail fjalët e Pochettinos.

Real Madridi dhe shumë klubet të tjera evropiane u vunë në alarm kur Eriksen deklaroi se mund të largohet nga Tottenhami në muajin qershor. /Telegrafi/