Po realizonte një “akrobacion” në Afrikën e Jugut, aeroplani fillon të bie pingul në tokë – humb jetën piloti
23/03/2025
Ky është momenti kur një aeroplan rrëzohet dhe shkaktohet një zjarr i madh gjatë një “akrobacioni” që tentonte piloti ta realizojë në Afrikën e Jugut, por që i kushtoi me jetë.
Videoja shfaq turmën duke shikuar aeroplanin që vinte drejt tyre, transmeton Telegrafi.
Në një moment aeroplani fillon të bie dhe pa kaluar shumë sekonda përplaset në tokë – duke shpërthyer dhe përfshirë nga zjarri.
Organizatori i eventit tha se në incidentin fatal, piloti po pilotonte aeroplanin Impala Mark 1.
Brenda kabinës gjendej piloti i famshëm James O’Connell, i cili nuk i mbijetoi rrëzimit. /Telegrafi/


