Po kërkohet nga skuadrat angleze, PSG përgatitë kontratë të re për yllin e skuadrës
Paris Saint-Germain po punon për të siguruar të ardhmen e njërit prej talenteve më premtues në skuadër.
Sipas raportimit të Nicolo Schira, klubi është në fazat përfundimtare të bisedimeve për një kontratë të re me Desire Doue, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2030 dhe të përfshijë një rritje të konsiderueshme të pagës.
Doue ka impresionuar drejtuesit me cilësinë teknike, shkathtësinë dhe pjekurinë e shfaqur, pavarësisht moshës së re. Brenda klubit ai shihet si një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e mesfushës së PSG-së.
Përshtatja e shpejtë dhe paraqitjet e qëndrueshme kanë forcuar bindjen e menaxhmentit se ai duhet të jetë pjesë e projektit afatgjatë të klubit.
Edhe pse disa detaje të kontratës mbeten ende për t’u finalizuar, synimi i PSG-së është i qartë: të sigurojë Doue dhe të vazhdojë ndërtimin e skuadrës rreth talenteve që mund të formësojnë epokën e ardhshme në Parc des Princes.
Doue mbetet objektiv i top klubeve angleze, megjithatë PSG nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij. /Telegrafi/


