Po afrohet DITA E TË DASHURUARVE: Disa mënyra se si t’ia shfaqni DASHURINË tuaj
Dita e të Dashuruarve është shumë afër, që do të thotë që është koha që partnerit t’i shfaqni dashurinë tuaj në mënyrën më të ëmbël, më romantike dhe më të veçantë.
Dhe derisa dhuratat për rastet e tjera janë diç më ndryshe, dhurata për këtë ditë duhet të jetë diçka plotësisht juaja dhe personale, me zemra dhe simbole nga të gjitha anët.
Harrojeni metodën e të pyeturit se çka dëshiron ajo. "Femrat kanë përshtypjen se nëse ato duhet të kërkojnë diçka, ajo nuk llogaritët si dhuratë", thotë një psikologe e lidhjeve, Karen Sherman.
E para gjë që duhet ditur kur e zgjidhni dhuratën e ditës së Shën Valentinit është se duhet t'i blini diçka që ajo e pëlqen, që ajo nuk do ta blejë vetë.
Në ditën e Shën Valentinit femrat kërkojnë romancë dhe vetëm romancë, transmeton Telegrafi.
"Dhe, romanca është romancë, nuk ka të bëjë me pjesë të veturës. Përkthimi: mos i blej diçka që i duhet, por diçka që do t'i pëlqente ta kishte ", thotë ajo.
Të brendshme Nëse keni qenë bashkë për më shumë se 6 muaj, mund të tundoheni t'i blini asaj të brendshme në këtë fazë të lidhjes, por ai do të ishte një hap i madh prapa. Pa marrë parasysh sa mirë do të duket në to, ju do të mbeteni egoist. Në vend të kësaj mund t'i blini trëndafila ngjyrë shampanje. Ata janë seksi dhe romantikë në të njëjtën kohë.
Veshje Nëse keni rreth një vit që po takoheni, mund t'i dhuroni asaj një mantel dhe t'i thoni se në këtë mënyrë do t'u ndiejë juve gjithmonë rreth vetes."Kjo është një gjë emocionale dhe rehatuese, jo diçka seksuale ", shpjegon Sherman.
Udhëtimi Nëse jeni në një lidhje serioze, kjo do të ishte dhurata më e mirë e mundshme. Kalimi i disa ditëve bashkë dhe larg të gjithë të tjerëve do t'u ndihmojë që të relaksoheni bashkë dhe të merrni një tjetër kah në lidhjen tuaj.


