Please enter at least 3 characters.

'Plisat' me koreografi në mbështetje të 'Grupit të Kumanovës' (Foto)

2017/11/prishtina3-e1514210736826.jpg

Prishtina ka luajtur të martën më mbrëmje në shtëpi ndaj Belfius Mons të Belgjikës, ku ka pësuar humbje me rezultat 76:67.

Prishtina e ka shtyrë kualifikimin për në fazën tjetër të Europe Cup dhe i duhet fitore në ndeshjen e fundit.

Para ndeshjes 'Plisat' si zakonisht para ndeshje ka kënduar himnin kombëtare.

Koreografia e Plisave

Ata kanë shfaqur edhe një koreografi për Grupin e Kumanovës' që javën e shkuar mori dënim të madh në Maqedoni.

“Besa Besë – nuk ka burg që ju mban, e përjetshme është veç Shqipëria nanë”, ishte pankarta e zbuluar nga Plisat.

Koreografia e Plisave për Grupin e Kumanovës (Foto: Plisat: Facebook)

Koreografia ishte e shoqëruar me flamuj kombëtar.

'Plisat' njihet për qëndrimet e tyre nacionaliste dhe mbështetje të Shqipërisë Etnike. /Telegrafi/