Pleurati së shpejti me projekt të ri
04/02/2016
Këngëtari nga Peja, Pleurat Lajçi, do të publikojë së shpejti projektin e ri.
Këngëtari i njohur i zhanrit pop folk, i cili njihet për bashkëpunimet e tij ‘live’ me Lorin, po punon në projektin e ri.
Kënga është në fazën e fundit të finalizimit në studion e Massive Production (Nurteel & Granit Gashi).
Nga ana tjetër së shpejti pritet të nisin edhe xhirimet e klipit të ri. /Telegrafi/


