Plani I KQZ-së për balotazhin në Drenas
17/12/2016
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, ka bërë publik planin e konferencave dhe njoftimeve për media.
Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllën në orën 19:00.
| PLANI I KONFERENCAVE DHE NJOFTIMEVE PËR MEDIA PËR DITËN E ZGJEDHJEVE18 dhjetor 2016 | |
| 07:30 | Njoftim për media lidhur me hapjen e Vendvotimeve. |
| 11:30 | Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00. |
| 15:30 | Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00. |
| 19:30 | Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor; mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e pjesëmarrjes në votime. |
| : | Për orën e saktë të publikimit të Rezultateve Preleminare do t’iu njoftojmë me kohë. |
| Të gjitha konferencat mbahen në Selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prishtinë. | |
| TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR RAUNDIN E DYTË | ||
| NUMRI I VOTUESVE | QENDRA VOTIMI | VENDVOTIME |
| 52 569 | 28 | 72 |
| Me datë 25 nëntor, KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve (LPV), e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë. Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime. Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014. | ||
| Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues para mbajtjes së Raundit të Parë (04 dhjetor) dhe 215 vëzhgues të tjerë gjatë afatit para mbajtjes Raundit të Dytë. Pra, janë më shumë se 1 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për t’i vëzhguar këto zgjedhje. | ||


