Please enter at least 3 characters.

Plagosja në Fushë Kosovë, i dyshuari ende në arrati

Pas një mosmarrëveshje, një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri nga një tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:38, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës.

“Fushë Kosovë 15.07.2026, 20:38. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri kishte shtënë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/