Please enter at least 3 characters.

Plagoset një person në Veles, policia heton rastin

2017/04/Policia-e-Maqedonisë.jpg

Policia e Maqedonisë njofton se mbrëmë një person nga Velesi është sjellur i plagosur në spitalin e qytetit.

"I lënduari Z.B (42) nga fshati Vizbeg ka pasur lëndime në krahrorin e djathtë, nga armë zjarri - pistoletë. Si rast urgjent ai është dorëzuar në Klinikën "Nënë Tereza" në Shkup", thonë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rastin në polici e kanë paraqitur nga Klinika mbrëmë në orën 01:15/

Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/